10 vjetori i hapjes së burgut të Guantanamos, protesta nga Berlini në Washington

Postuar në 12 Janar, 2012 05:44

 

Nga Berlini në Bruksel janë mbajtur protesta kundër burgut të Guantanamos, në dhjetëvjetorin e hapjes së tij. Qindra protestues u mblodhën përpara Shtëpisë së Bardhë në Washington dhe marshuan drejt Gjykatës Supreme për të shënuar 10- vjetorin e hapjes së kampit ushtarak amerikan të paraburgimit në bazën detare amerikane Guantanamo në lindje të Kubës.

Disa prej demonstruesve, të veshur në portokalli mbulonin kokën e tyre me çanta të zeza të rreshtuar para Shtëpisë së Bardhë. Në mesin e demonstruesve  e mori fjalën dhe një grua, djali  i të cilës humbi jetën në sulmet e 11 shtatorit. "Dhe sot si një nënë që ka humbur djalin e saj në atë ditë katastrofike kërkoj që ky burg në Gjirin e Guantanamos dhe kjo padrejtësi të mbyllet"- tha ajo.

"Ne duam të dërgojmë një mesazh me zë të lartë dhe të qartë në Shtëpinë e Bardhë, në Gjykatën  e Lartë dhe në  Kapitol"- tha një protestues.

"Guantanamo shkeli të gjitha ligjet ndërkombëtare. Ky burg është i paligjshëm dhe duhet të ndërmarrin hapa për të mbyllur atë"- deklaroi një tjetër.

Baza amerikane në Guantanamo Bay të Kubës, vazhdon të qëndrojë hapur pavarësisht nga premtimi i presidentit Obama për ta mbyllur atë. I hapur katër muaj pas sulmeve të 11 shtatorit, në të janë mbajtur 779 të dyshuar terroristë nga të cilët 171 janë ende atje dhe vetëm 6 janë gjykuar para gjykatave ushtarake.

Delina Bitraku

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.