“Sllobo i vogël” në pushtet minon pajtimin në Ballkan

Qeveria e re e Serbisë që u inaugurua dje ka shfaqur shqetësimet për kthimin e këtij vendi tek politikat nacionaliste të viteve të 90-ta.
Kjo shkruhet sot nga agjencia e lajmeve Associated Press, e cila nënvizon se "Ivica Daçiq, zëdhënës i luftës së ish-presidentit së Jugosllavisë së mbetur dhe më pas Serbisë, Sllobodan Millosheviq sot zyrtarisht do të bëhet kryeministër serb, ashtu që tek një pjesë e opinionit serb ka nxitur pakënaqësi dhe frikë se mund të rikthehet politika nacionaliste e viteve të 1990-ta.
Agjencia e mirënjohur botërore shton se Daçiç ,që në të kaluarën kishte nofkën "Slloba i vogël" për shkak të adhurimit të tmerrshëm të ish-presidentit të tij, ka premtuar se nuk do të ringjallë politikën nacionaliste të erës së Millosheviçit, por në vend të kësaj fuqishëm do të punojë në integrimin e Serbisë në BE.
AP më tej thekson se, edhe përkundër premtimeve të Daçiçit, në opinionin serb ekzistojnë mëdyshje se zgjedhja e tij për kryeministër do të rrënojë procesin e pajtimit në Ballkan dhe vendin do ta orientojë drejt Rusisë.
Gazeta Express
Add new comment