Refuzimi i parë nga Rusia për plnet e Trump rreth Ukrainës

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 16:17

Propozimet e deritanishme të Donald Trump për krizën në Ukrainë, duket se nuk japin një zgjidhje të përhershme dhe as priten mirë në Rusi. Në një intervistë për agjencinë “Tass”, ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, ka komentuar propozimet e bëra nga ekipi i Trump duke theksuar refuzimin e parë rus.

Ne sigurisht që nuk jemi të kënaqur me propozimet e bëra nga përfaqësues të ekipit të presidentit të zgjedhur të SHBA për të shtyrë anëtarësimin e Ukrainës në NATO për 20 vjet dhe për dislokimin e një kontigjenti paqeruajtësish britanikë dhe europianë në Ukrainë

ka thënë ai.  

Lavrov ka shtuar se deri në datën 20 janar politikën amerikane zyrtarisht e përcakton presidenti aktual dhe se në këtë aspekt, ministri rus ka sqaruar se nuk ka ende një propozim amerikan për rregullimin në Ukrainë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.