Nuk ka qeveri tranzitore. Në Serbi po organizohet një revolucion

Postuar në 29 Dhjetor, 2024 16:27

Kryeministri i Serbisë, Milos Vuçeviç ka dekalruar se në vend ka një përpjekje për të organizuar një revolucion me ngjyra. Në një intervistë për Tv Pink, Vuçeviç ka deklaruar se nuk do të ketë asnjë qeveri tranzitore për të zëvendësuar qeverinë e tij, që mund të lëvizet vetëm përmes zgjedhjeve.

Duke komentuar protestat e studentëve ai ka kërkuar që të lejohet shumica e studentëve të japin provimet, shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm do të përmbushin programin dhe ka bërë të qartë se nuk do të ketë afate të reja për studentët që aktualisht refuzojnë pjesëmarrjen në mësim për shkak të angazhimit në protesta.

Vuçeviç nuk ka akuzuar ndonjë fuqi të huaj për organizim të revolucionit të sipërcituar, ndërkohë që ka një rëndësi të caktuar edhe fakti se së fundmi në Serbi ka nisur funksionimin 24 orë RT Serbia në gjuhën serbe.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.