Komisioni Europian: Serbia duhet të japë shpjegime për pasivizimin e adresave të shqiptarëve të Preshevës

Postuar në 22 Nëntor, 2024 16:28

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Ana Pisonero, ka deklaruar gjatë një konference për mediat se Komisioni ka informacion dhe ka marrë në konsideratë situatën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës në Serbi.

Ne kemi marrë shënim mbi shqetësimet e ngritura për pasivizimin e adresave të shqiptarëve në jug të Serbisë. Kemi bërë të qartë se duhet që autoritetet serbe të shpjegojnë nëse Jugu është posaçërisht i shënjestruar

ka thënë ajo.

Komiteti i Helsinkit ka vënë në dukje se nuk kemi të bëjmë thjesht me burokraci, por me përpjekje për të shtypur pjesëmarrjen politike të shqiptarëve në Luginë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.