Putin firmos ndryshimin në doktrinë: Rusia zyrtarisht në luftë SHBA nëse Ukraina përdor raketat amerikane

Postuar në 19 Nëntor, 2024 12:47

Pak ditë pasi presidenti amerikan, Joe Biden, autorizoi Ukrainën në përdorimin e raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi brenda territorit të Rusisë, presidenti rus, Vladimir Putin, ka firmosur ndryshime në doktrinën bërthamore të vendit.

Sipas ndryshimeve në fjalë, përcaktohet se një sulm konvencional ndaj Rusisë nga çdo vend që mbështetet nga një fuqi bërthamore, do të konsiderohet si sulm i përbashkët ndaj Rusisë. Putin e ka sqaruar edhe më herët se mjetet e vëna në dispozicion të Ukrainës kërkojnë personel perëndimor dhe përdorim satelitor, çka nënkupton se SHBA është pjesë integrale e një sulmi eventual me këto mjete ndaj Rusisë.

Sipas ndryshimeve të firmosura, Rusia rezervon të drejtën e kundërpërgjigjes bërthamore nëse Rusia gjendet nën një sulm masiv ajror, që mundësohet nga raketat që disponon aktualisht Ukraina.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.