Dislokimi i parë i Forcës së Reagimit të Shpejtë të NATO-s, në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 01 Tetor, 2024 13:54

Njësia e parë e Forcës së Reagimit të NATO-s, do të dislokohet në Ballkanin Perëndimor. Forca është një entitet i ri i NATO-s dhe u krijua në kushtet e acarimit të situatës së sigurisë në Europë.

Dislokimi në Ballkan konsiston në 200 trupa që do të qëndrojnë në rajon nga 30 shtatori në 16 tetor, nga të cilët 50 trupa do të stacionohen në Kosovë, 150 në Maqedoninë e Veriut.

Synimi është stërvitja me objektiv reagimin e shpejtë dhe përgatitjen për dislokimin e një force më të gjerë. Forca e Reagimit ka aftësinë e veprimit në një kohë shumë të shkurtër dhe ka mjetet e veprimit për një shumësi skenarësh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.