De-jugosllavizimi i Serbisë, Sapiç propozon monument për Drazha Mihajlloviçin në Beograd

Postuar në 26 Shtator, 2024 19:30

Pas propozimit për zhvendosjen e eshtrave të Titos nga kompleksi memorial në Beograd, kryebashkiaku Aleksandar Sapiç ka dalë me një tjetër lëvizje. Ai ndërmarrë nismën për ngritjen në kryeqytetin ser btë një monumenti të gjeneralit serb Dragoljub Draza Mihaloviç. I mirënjohur edhe në historiografinë shqiptare, Drazha Mihajlloviç cilësohet si emblema e nacional-shovinizmit serb, nën emrin e Çetnikut.

E mora këtë nismë pasi besoj se njeriu që u dekorua me dekoratat më të larta nga dy shtete që luftuan nazizmin dhe fashizmin – SHBA dhe Franca – e meriton një gjë të tillë

citohet ai.

Duhet thënë se të dyja lëvizjet përfaqësojnë një prirje për ta nxjerrë Serbinë nga suaza simbolike e jugosllavizmit duket ngritur në thelb të narrativës zyrtare figura të nacionalizmit serb.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.