Ndjesia e të qenit Popull në Shqipëri!

Postuar në 23 Shtator, 2024 11:03
Skerdilajd Zaimi

 

Vite më parë, kur gjykohej për dosjen e përgjimit nga Dritan Prifti, Ilir Meta deklaronte se me të mbaruar punë do të angazhohej për një reformë të thellë në Prokurorinë e Përgjithshme. Sepse sipas tij, kur nuk e gjente Të Drejtën ai, që kishte mundësi, çfarë ndodhte me qytetarët e thjështë! 
Vërejtje me vend. Produkti i këtij reflektimi ishte Adriatik Llalla që nga kjo distancë kohore të ngjan se ishte aty si pacient dhe antropolog njëherazi për pacientin e pandehur dhe antropologun Meta. Pak të thuash një tallje. Dhe dritëshkurtësi. 

Sot u shfaq zonja Argita Malltezi, e bija e ish-kryeministrit Sali Berisha që ka mbrojtur të atin dhe bashkëshortin nga akuzat e formuluara nga SPAK për korrupsion pasiv. 
Kishte media, jepej live deklarata, por sërish asgjë e pazakontë nuk po ndodhte. Nëse e dëgjon me vëmendje, zonja Malltezi shpjegonte procedurën dhe pretendonte se po bëhet padrejtësi.

Po kush po e dëgjon? Kush do të dijë? Kush do dëgjojë nëse nuk ka media, një protestë? Kush i dëgjoi njerëzit që u merrej prona pa të keq? 

Duke shpresuar që drejtësia të bëhet, zonja tani, bashkë me të atin dhe bashkëshortin, po provojne shijen e llojit të drejtësisë të cilën e ndërtuan vetë mes të tjerëve. Edhe sikur Sali Berisha të provohet 100% i pafajshëm, ato për të cilat ai akuzohet kanë qenë normalitet në kohën e qeverisjes së tij. Dhe janë. 

P.sh e kujtojmë si mburrej Sali Beriaha për kontratën e Rapiscan, kaluar me ligj më 16 shtator 2013. Mburrej se “ishte e kopsitur”, por për kë? Për atë qe bëri kalimin e 49% të aksioneve për 500 lekë apo 10 000 lekë?

Me mendjen e një qytetari të thjeshtë do të  thoshim me plot gojën: aty u pafshim dhe në spital e ca në keq! Pas jush e gjithë qeveria e tanishme dhe PD-ja.

Por të ftohemi e të mos i begenisim kaq: më mirë kjo procedura e ftohtë e cila do të duhej të kujdesej edhe për pasuritë e këtyre banditëve që shpërbënë një vend. 

Comments

Submitted by uh oh (not verified) on

kjo duket qe eshte popull se dhe dhembet nuk i regullon dot se nuk ka lek. helbete ja kane vene ne sekuestro llogarite bankare.
me mire me ato dhembet ashtu se duket cfare kerme eshte.
keta dhe te gjithe shpura qe u rinte prane e sot po i ze kalemi, i vinin gishtin cdo gjeje (prone, njeri, institucion, shkruaj cfare te duash ne kete hapesir) dhe s'kishte din e iman qe e zhbente kaosin and majmunllekun qe ekzekutuan perfekt ne keto vite kudo (te lutem mos u merni ne socialistet se jane nje m*** dhe ata, bile ata jane taze se jane m*** ne aksion tashme) gjykata shtet prona lek shitje blerje vrasje shkaterim nihilim shpyllezim betonizim vilezim kondra-bande banda kalim-ylberi marveshje-mafiozesh mosmarveshje kataklizmo lulezim-interesant-interesash .... uh ... oh .... se u lodha.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.