Tajvani kërkon që Kina të pushtojë territore të Rusisë. Zakharova: Nuk kemi probleme kufitare me Pekinin

Postuar në 03 Shtator, 2024 15:52

Duket se bashkëpunimi strategjik mes Rusisë dhe Kinës është shndërruar në një problem serioz për strategjitë perëndimore në Paqësor dhe në Azi. Kjo pasi të dyja vendet kanë qenë shpesh antagoniste dhe në konflikt për territore të caktuara, kanë patur madje përplasje ushtarake në vitet ’60 dhe përgjithësisht e kanë perceptuar njëra-tjetrën si rivale që nga ndarja e madhe brenda bllokut komunist më 1957.

Për këto arsye nga Tajvani vijnë disa thirrje me sens nacionalist që të kujtojnë trashëgiminë e Chang Kai Shekut të "Kuomingdangut" përmes të cilave kërkohet që Kina të pushtojë territore në Lindjen e Largët. Diçka paradoksale sa kohë që Pekini nuk e njeh Taivanin si shtet më vete por si një ishull të Kinës. Lidhur me këtë gjë, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, ka cilësuar se çështjet territoriale mes Rusisë dhe Kinës nuk ekzistojnë përderisa mes të dyja vendeve ekziston një Traktat i Fqinjësisë së Mirë, Miqësisë dhe Bashkëpunimit firmosur më 16 korrik 2001 si dhe nga Matrrëveshja mbi pjesën Lindore të kufirit ruso-kinez më 14 tetor 2004.

Rusia ka respektuar vazhdimisht politikën e Një Kine dhe sheh qeverinë kineze si të vetmen qeveri legjitime. Thënë kjo, administrate tajvaneze nuk është në pozitën të bëjë deklarata për llogari të Pekinit

tha ajo.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.