Pas censurës nga Facebook, Trump nxirret jashtë qytetërimit. Artistët kërkojnë të mos përdorë muzikën e tyre

Postuar në 01 Shtator, 2024 15:53

Kjo është Vaterloja e Donald Trump. Kështu shkruan Ketrin Jochecova në një shkrim për “Politico” përmes të cilit i gëzohet faktit se edhe pjesëtarët e grupit të dikurshëm suedez, ABBA, kanë kërkuar që Donald Trump të mos përdorë muzikën e tyre. Madje përmes një deklarate, pjesëtarët kanë kërkuar që të hiqen edhe elementët muzikorë dhe video të përdorura deri më tani nga fushata e kandidatit amerikan republikan.

Grupi i bashkohet artistëve të tjerë si “Foo Fighters”, Céline Dion, Beyoncé, Johnny Marr që kanë kërkuar të njëjtën gjë. Formalisht leja nuk është dhënë për përdorimin e muzikës dhe në të vërtetë ankesa nis që nga fushata e vitit 2016 me Adele dhe Aerosmith. Por sërish ankesa lidhet me një qëndrim politik dhe publik të artistëve në fjalë, në mos me një lobim të bërë në adresë të tyre për këtë çështje.

Është një lëvizje që synon ta “nxjerrë Donald Trump jashtë qytetërimit”, meqenëse ai perceptohet si dikush që kërcënon Amërikën siç është. Por akti në fjalë është tërësisht vanitoz dhe nuk kalon më shumë sesa vlerën e një demonstrimi, njësoj si censurimi i Trump nga Facebook dhe Twitter, për qëndrimet e tij publike. Akte edhe më kontroverse dhe provokative se të gjitha provokimet e Trump të marra së bashku.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.