"SHBA po planifikojnë ndryshim me forcë të pushtetit në Gjeorgji"
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/08/1426709_2024_08_26_12.jpg?itok=E9X_JcJP)
Shërbimi rus i zbulimit të jashtëm, SVR, deklaron se SHBA po përgatit një revolucion në Gjeorgji për të parandaluar fitoren e zgjedhjeve nga Ëndrra Gjoergjiane – Gjeorgjia Demokratike në muajin tetor.
Në maidanin e Tbilisit ata planifikojnë të publikojnë “evidenca të fallsifikimeve” në zgjedhje, do të njoftojnë mosnjohjen e zgjedhjeve dhe do të kërkojnë ndryshimin e pushtetit. Agjencitë ligjzbatuese do të provokohen të shtypin me forcë protestën
citon agjencia “TASS”, shërbimin rus.
Sipas SVR, SHBA po shton financimet për shoqatat lokale rinore që pritet të bëhen lokomotiva e protestave pas-zgjedhore.
Add new comment