Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë robërit e luftës
Rusia ktheu 115 ushtarakë të kapur nga Ukraina në drejtim të Kurskut, bëri të ditur Ministria ruse e Mbrojtjes.
"Më 24 gusht, si rezultat i procesit të negociatave, 115 ushtarakë të kapur në rajonin e Kurskut u kthyen nga territori i kontrolluar nga regjimi i Kievit. 115 ushtarakë ukrainas u dorëzuan në këmbim," tha ministria.
Për arritjen e marrëveshjes së shkëmbimit të ushtarakëve kanë ndërmjetësuar Emiratet e Bashkuara Arabe.
Add new comment