Krizë financimi për universitetet britanike

Postuar në 18 Gusht, 2024 13:51

Befas sektori universitar në Britaninë e Madhe deklaron se po hyn në krizë. Nuk ka patur lajme mbi këtë temë në mediat kryesore në anglisht: temat kryesisht janë përqendruar mbi agjendat gjinore në universitete që në Britani arritën deri aty sa të hulumtonin se edhe baleti klasik ishte denigures për njerëzit me ngjyrë dhe femrat apo homoseksualët.

Sot problemet janë akumluar: inlfacioni, pandemia, kostot e jetesës, vizat dhe procedurat e tyre të lodhshme, të gjitha bashkë kanë prodhur një dallgë mbi arsimin e lartë në Britani që studentëët e huaj për më tepër i ka patur edhe si ndihmë financiare.

Kryetari i Zyrës për Studentët, Sir David Behan, shprehet se ndoshta “epoka e artë e universitetit ka marrë fund”. Tani flitet për krizë.

Sipas tij duhet të paktën të rritet tarifa e arsimimit për studentët vendas në përputhje me inflacionin.

Universitetet kanë nevojë për para që të mbajnë standardin e tyre. Aq sa Behan nuk është kundër edhe heqjes së vizave për ata që doktorojnë në Britani.

Tarifat e një studenti të huaj në Britani, shkon deri në 38 mijë paundë në vit, por qeveria në Londër ka bërë një lëvizje karakteristike: ka shtrënguar dhënien e vizave.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.