Banorët e Thumanës në protestë, përplasen me policinë

Qindra banorët të Krujës dhe Fushë-Krujës dhe zonave përreth dolën në protestë për të kundërshtuar bllokimin e hyrje-daljeve në autostradën Thumanë-Kashar.
Ata thonë se për shkak të rrugës së re që sapo ka nisur së funksionuari, nuk kanë akses në shtëpitë dhe tokat e tyre.
Në krah të protestuesve dolën edhe përfaqësues të opozitës.
Kjo nuk është protesta e parë që prej hapjes së autostradës, e cila funksionon me pagesë.
Protesta të ngjashme ka pasur disa herë gjatë ditëve të fundit dhe janë shoqëruar me tensione mes qytetarëve dhe policisë
Aksi i ri Thumanë-Kashar, pjesë e “Korridorit Blu” u hap për qarkullimin e mjeteve më datë 30 qershor.
Add new comment