30 mijë policë për zgjedhjet në Francë. Denoncime për akte dhune

Postuar në 04 Korrik, 2024 23:34

Europa po hyn në një test të ri politik që ilustron qartë krizën e thellë të besimit në funksionimin e sistemit të saj. Mediat raportojnë se në zgjedhjet e ditës së djelë në Francë do të dislokohen 30 mijë policë për shkak të frikës për dhunë.

Sipas ministrit të Brendshëm, Gerald Darmanin, 5000 policë do të dislokohen në Paris “për të siguruar që e majta dhe e djathta radikale nuk do të përfitojnë për të krijuar kaos”.

Qysh tani ka raportime për akte dhune. Zëdhënësja e qeverisë, Prisca Thevenot denoncoi akte dhune ndaj saj dhe ekipit të saj të mërkurën në mbrëmje në Meudon, jashtë Parisit. Por akte dhune ka denoncuar edhe një kandidate e Tubimit Kombëtar të Marie Le Pen në Savoie, ndërkohë që një kandidat i republikanëve u ankua se ishte sulmuar teksa shpërndante materiale zgjedhore në Cherbourg.

Zgjedhjet e së djelës janë raundi i dytë ku përcaktohet fituesi, në një klimë që sugjeron se e djathta e Le Pen merr fitoren. Qendra e presidentit Macron – i cili siç vëzhgojnë disa media është zhdukur nga skena – ka tërhequr më shumë se 200 kandidatë nga gara në një përpjekje për të mos lejuar që e djathta ekstreme të maksimalizojë rezultatin.

Një klimë e helmuar së shumti nga shpallja e zgjedhjeve nga Macron pas humbjes në zgjedhjet europiane sidomos për faktin se po bëhet e qartë përherë e më shumë se establishment në fuqi nuk do të pranojë dot një rezultat që sjell në pushtet Le Pen.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.