Rusia njofton daljen nga Asambleja Parlamentare e OSBE-së

Postuar në 01 Korrik, 2024 17:22

Rusia ka njoftuar përgatitjen për tërheqjen e saj nga Asambleja Parlamentare e Organizatës për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Europë. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia “Tass”, sipas së cilës rekomandimi është bërë nga Komiteti i Këshillit Federativ për Çështjet me Jashtë. Komiteti ka miratuar kërkesën e bërë për të adoptuar vendimin në datën 3 korrik, kur është mbledhja e Këshillit Federativ.

Në draftin e propozuar vihet në dukje gatishmëria e Rusisë për të rivendosur bashkëpunimin me OSBE-në, me kushtin që lidershipi i saj dhe një pjesë e vendeve anëtare të rishikojnë qasjet diskriminuese dhe rusofobike. Sipas palës ruse, Asambleja Parlamentare e OSBE-së ka nisur të përdoret si instrument lufte politike në zbatim të një kursi anti-rus, përfshirë shtrembërimin e arsyeve që çuan në ngjarjet e Ukrainës.

Paragjykimi, qasjet diskriminuese, standardet e dyfishta dhe një rusofobi tërësore, si dhe mungesa e dëshirës për t’u angazhuar në diskutime thelbësore, përfshirë ato të sigurisë së pandashme dhe të barabartë, dëshmojnë për degradimin ekstrem të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së si një mekanizmë për bashkëpunim ndërparlamentar

raporton “TASS”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.