"Le t’ua bëjmë jetën makth të përhershëm"
Kreu i Këshillit të Sigurimit Rus, Dmitry Medvedev, thotë se Moska duhet t’u kundërpërgjigjet sanksioneve duke e bërë jetën në Perëndim në një "makth të përhershëm" dhe duke shkaktuar dëme maksimale për vendet jomiqësore.
“Duhet të përpiqemi çdo ditë që t'u bëjmë sa më shumë dëm atyre vendeve që kanë vendosur këto kufizime ndaj vendit tonë dhe të gjithë qytetarëve tanë. I goditni aty ku u dhemb”, ka shkruar ai në kanalin e tij Telegram.
"Bëni dëme kudo, paralizoni funksionimin e kompanive dhe agjencive të tyre qeveritare. Gjeni dobësi në teknologjitë e tyre kritike dhe sulmojini ato pa mëshirë. Shkatërroni në kuptimin e parë të fjalës energjinë, industrinë, transportin, shërbimet bankare dhe sociale," shkruan ai.
"Le ta kthejmë jetën e tyre në një makth të vazhdueshëm", përfundoi Medvedev, duke iu referuar parimit të Dhiatës së Vjetër "sy për sy".
Add new comment