Rusia përgatit dokument për ndryshimin e kufirit detar në Balltik

Postuar në 22 Maj, 2024 13:24

Ministria ruse e Mbrojtjes ka propozuar përmes një drafti ndryshimin e kufirit detar në Balltik. Sipas draftit në fjalë, që raportohet nga "Politico", ndryshimi vjen si pasojë e faktit se kufiri detar aktual është përcaktuar në vitin 1985 në bazë të hartave detare që janë tashmë jashtë përdorimit. Sipas palës ruse, “kufiri aktual nuk lejon krijimin e kufirit të jashtëm të ujërave të brendshme ruse dhe nuk merr në konsideratë praktikë e vendosjes së vijës së drejtë bazë nga shtete të tjera”.

Sipas të njëjtit dokument ndryshimet synojnë mjete civile dhe ushtarake që veprojnë në Gjirin e Finlandës. Dekreti në fjalë ka provokuar reagime nga fqinjët. Lituania e ka cilësuar draftin si provokues dhe përshkallëzues, një akt që përfaqëson një politikë revizioniste që kërcënon sigurinë e fqinjëve të Rusisë dhe Europës si të tërë. Dy agjencitë ruse të lajmeve, TASS dhe RIA kanë mohuar se ka një përpjekje të Rusisë për të ndryshuar kufirin në Balltik, duke cituar burime diplomatiko-ushtarake.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.