Franca mbështet arrestimin e Netanjahut

Postuar në 21 Maj, 2024 14:32

Ministria e Jashtme franceze njoftoi se e mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC) në “luftën kundër pandëshkueshmërisë”. Reagimi erdhi menjëherë pasi prokurorët e kësaj gjykate kërkuan lëshimin e një mandati arresti për kryeministrin izraelit, Benjamin Netanjahu, dhe individë të tjerë, me dyshimin se kanë kryer krime lufte.

Prokurori i ICC, Karim Khan, ka kërkuar që në emër të Netanjahut, ministrit të tij të mbrojtjes, Yoav Gallant, dhe tre liderëve të Hamasit të lëshohet mandat arresti.

Por nëse këto mandate lëshohen, anëtarët e gjykatës, mes të cilëve janë edhe pothuajse të gjitha vendet e Bashkimit Europian, mund të vihen në një pozicion të vështirë politik.

Franca e mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale, pavarësinë dhe luftën e saj ndaj pandëshkueshmërisë në të gjitha rastet”, theksohet në deklaratë.

Ndërsa presidenti amerikan, Joe Biden, e cilësoi këtë nismë ndaj zyrtarëve izraelitë si të tepruar, qëndrimi zyrtar i Francës është krejt tjetër.

Përsa i takon Izraelit, mbetet në dorën e dhomave para gjykimit të vendosin nëse do t’i lëshojnë apo jo këto mandate arresti, pasi të vlerësojnë provat e paraqitura nga prokurorët”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme franceze.    

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.