Gjashtë pika për Netanyahun dhe kërcënim me dorëheqje nga kabineti i luftës

Postuar në 19 Maj, 2024 01:02

 

Benny Gantz, rival i dikurshëm i kryeministrit izraelit Beniamin Netanjahu, ka kërcënuar me dorëheqje nga qeveria aktuale ku mban një pozicion si një prej tre anëtarëve të kabinetit të luftës. Ai ka vënë si kusht miratimin e një plani për Gazan për të cilën ka propozuar gjashtë pika.
Kthim i pengjeve, fund sundimit të Hamas, demilitarizim i Gazas dhe krijimi i një administrate ndërkombëtare për çështjet civile.
Gantz ka rënë dakord edhe me normalizimin e raporteve me Arabinë Saudite.
Nëse zgjedh rrugën e fanatikëve dhe udhëheq vendin drejt humnerës, ne do të jemi të dalim nga qeveria
citohet Gantz.
Nevojën për një plan të pas luftës e ka kërkuar edhe anëtari tjetër i kabinetit të luftës, ministri i Mbrojtjes, Yoav Gallant.
 
Mirëpo sipas mediave të ndryshme, Netanyahu preferon të lexojë më mirë mesazhet nga grupimet radikale që po fitojnë përherë e më shumë terren, e që pretendojnë zgjidhjen ushtarake.
Për nevojën e një plani të pas luftës ka folur edhe administrata amerikane që ka deklaruar hapur pakënaqësinë e madhe me kryeministrin izraelit.

Comments

Submitted by Adnan (not verified) on

Keta te gjithe tallin menderen me palestinezet dhe kusuri i botes, qe po e quajme te qyteteruar, me ne krye amerikanet, bejne sehir. Cfare do ndryshonte per nje palestinez nese eshte Ganz apo Netaniahu?
Si njeri si tjetri jane ne nje qeveri qe ka vrare me shume femije se cdo qeveri ne bote, te dy, nese kapin nje terrorist, qe fundja do denuar si i tille, bashke me te prishin shpiat edhe te babait, vellezerve e djemve te xhajave. Te dy jane dakort te shpenzojne miliarda per te mbytur boten me lajme pro izrael. Te dy kane mbeshtetjen e oafundme amerikane e evropiane dhe me gjere.
Ne gazetat angleze me shume hapsire ka protesta e nje izraeliti per nje spile pro palestines qe nje stuardese kishte sesa per 7 femije palestinez nen 12 vjec qe ishin vrare ne te njejten dite nga ushtaret isaelite

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.