Ndryshoni kufirin!

Postuar në 18 Maj, 2024 16:29
Lis Bukuroca

 

Padrejtësi më të madhe sesa njësia njëetnike, në shtetin multietnik, nuk ka, por e keni firmosur dy herë, e keni aprovuar në Kuvend, tani nuk e kërkon vetëm Rusia dhe Serbia, por krejt Perëndimi! Edhe Shqipëria. Realizojeni ose dorëhiquni!

Perëndimi është bindur se njësia serbe do ta mbajë nën kontroll Kosovën, prandaj e dëshirojnë!

E ndërtuam pas lufte një Kosovë siç i konvenonte Serbisë. Erdogani madhërohej për çlirimin. Ai falënderohej! Në Siri, vendin e parë me terroristë…Tani llogaria gjendet në tryezë: ose krijo një krahinë nëpërmjet së cilës Serbia mbikëqyr orientimin politik të Kosovës, ose mund të humbasësh edhe më shumë!

Obligimet ndërkombëtare mund t’i refuzojë vetëm shteti që ka ushtri të fuqishme! Jo Kosova.

Mund të ndihemi të zhgënjyer me Biden, por e kemi nënshkruar. Si popull me besim mysliman, në Europë na tregojnë. me diskriminim çdo ditë se më shumë nuk mundet. Drejtësi nuk ka! E shohim si sillen ndaj moszbatimit të marrëveshjes nga Serbia. As nuk e kritikojnë! Për sanksione nuk flitet! Sanksione i mbahen Kosovës pse pengoi aneksimin e Veriut!

Të gjitha anketat në BE dëshmojnë se njerëzit me emra myslimanë diskriminohen! Ne edhe pse kemi xhami, falemi në rrugë. Ato falje nuk janë normale në fe, por protesta dhe politizim i fesë si i pëlqen Serbisë! 

Ata kërkojnë pavarësi politike për 5% serb, por jo për shqiptarët e Maqedonisë, ku përbëjnë diku 40% të popullsisë. As për Luginën nuk kërkohet gjë…Nuk ka as spital për 100.000 shqiptarë!

Me Asociacionin, Thaçi shpresoi se e blen imunitetin, me Asociacionin Mustafa shpresoi se e blen pushtetin! E quajtën Asociacion për ta mashtruar popullin gjersa firmosën Republikë serbe!!!

Ndryshoni kufirin! Kështu hiqet një dramë në të ardhmen, ose krijoni atë që deshi Thaçi, Mustafa e Kuvendi, ose largohuni nga politika! 

Nuk mund t'i caktoni kushte Perëndimit. As ta shantazhoni. Nëse nuk e keni marrë vesh, do ta merrni. Sjellja ndaj Vuçiqit tregon ndryshim thelbësor në qëndrim. Lutuni të mos kërkojnë diçka tjetër pas Zajednicës!!! 

Ideale do t'ishte serbet me Serbinë, shqiptarët e Dardanisë Lindore me Kosovën.

Meqenëse serbet ia kanë ndryshuar emrin dhe e quajnë Kosovë e Metohi, ose e ashtuquajtura Kosovë, t'ia ndryshojmë edhe ne në Dardani!

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.