Dialogu duhet të nisë nga Njohja

Postuar në 17 Maj, 2024 23:32

Ka një presion maksimal në Kosovë ndaj qeverisë aktuale për çështjen e mosanëtarësimit në KiE. Dështim po e quajnë në grup.

Mirëpo çështja kryesore nuk është kjo tashmë: është përpunimi i opinionit se nuk ka perspektivë pozitive në asnjë rrethanë, duke tentuar kështu nihilizimin e çdo gjëje të bërë deri më tani.

Në një prononcim për Albanian Post, ish-kryeministri Isa Mustafa shprehet ndër të tjera se: 

Propozimi i Qeverisë së Kosovës për të dërguar një draft-statut të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe – që nuk është i dakorduar paraprakisht në procesin e dialogut – në Gjykatë Kushtetuese për shqyrtim përveç se është “paradoksal është edhe joserioz”

Një vit më parë kreu i LDK-së, Abdixhiku kërkonte që Kosova duhet të ketë autorësinë e draftit të Asocacionit. Ka pra një inkoherencë që është akademike, sepse gjërat kanë evoluar në disa plane. 

Më tej z. Mustafa shkon edhe më tej: 

Ndërkombëtarët tani po e kërkojnë Asociacionin sipas marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit të z. Kurtit të vitit 2023 që në fakt emërtohet si Asociacion, por është autonomi politike territoriale në komunat ku serbët janë shumicë. Prandaj, s’ka asgjë të përbashkët me atë të vitit 2013 dhe dokumentin e vitit 2015

I njëjti njeri deklaronte në vitin 2021 se kur u miratua drafti i 2013-s nuk kishte qenë ai kryeministër. E ca më herët se Asocacioni nuk duhet themeluar

Është e dukshme se Kurti nuk ka kundërshtarë seriozë të paktën për këtë pikë. Kontestimi masiv për Asocacionin lidhet me një marrëveshje të tijën me PDK-në që thuhet se është dakordësi për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të parakohshme.

Në një opinion në “Koha Ditore”, Arben Qirezi interpreton se me PDK-në, Kurti do ketë numrat për marrëveshjet dhe vendimet legjislative, duke patur ndërkohë një alibi për Asocacionin: më detyrojnë aleatët

Nëse është kështu, atëherë cili është thelbi i këtij investimi të deritanishëm? Nëse për këtë çështje lëvizet nga pozitat parimore dhe shtetare, për çfarë do duhet të ekzistojë mandej një subjekt si VV? Një dilemë të cilës duhet t’i japë përgjigje Kurti, por ajo që ka rëndësi është se me lojën e Asocacionit për KiE, BE-ja ka prishur luajalitetin në diplomaci dhe ka asgjësuar rolin e vet të lehtësuesit. Është në të drejtën e Kosovës të kërkojë rikonceptim të dialogut duke e cilësuar Asocacionin tashmë një pikë që nuk mund të prodhojë më dëme më shumë se kaq. Njohje së pari mandej diskutim për të tjera. Çdo formulë tjetër u provua që nuk ka rezultat. 

Vetoja që ndodhi në KiE, në mënyrën sesi erdhi ajo dhe për cilat arsye, përfaqëson një moment absurditeti dhe anomalie ku një konsideratë gjeopolitike prevalon mbi tjetrën, pas perdeve të të drejtave dhe në kurriz të një pale. E nëse opozita e Kosovës mendon se propozimi franko-gjerman është autonomi, atëherë asnjë koalicion nuk mund ta pranojë atë. Letra e Gërvallës është shenja - edhe taktike se Kurti si kryeministër nuk është dakord me atë përmbajtje. Ose më saktë: nuk mund ta pranojë atë. 

Dhe në këtë kontekst mund të pyetet: mbi cilat garanci besohet BE kur siguron se nuk ka mundësi për një Srpska të dytë, kur vetë Srpska është produkt i një marrëveshjeje si kjo që po i kërkohet Kosovës? Dhe kur po nga BE hidhet ideja e shkëmbimit të territorit! Të gjitha këto do të përcaktojnë fatin politik të VV-së dhe Kurtit që pati luksin e një krize që shtyu BE-në drejt një diplomacie që ka ezauruar presionin efektiv dhe është de facto nën shantazhin gjeopolitik serb. 

s.zaimi

Comments

Submitted by Dori (not verified) on

Kosova eshte me fat qe, pikerisht ne keto momente kaq delikate te historise se saj, ka kryeminister Albin Kurtin. Ai po ben maksimumin ne qendresen ndaj presionit te jashtezakonshem nderkombetar. Diferenca kulturore e tij me kundershtaret politike eshte shume e madhe, ne te gjitha aspektet. Ma shpifin kur e akuzojne se po ftoh Kosoven me aleatet amerikane dhe europiane; aq shume sa me shtyn deri aty sa t'i jape te drejte Rames qe i pat quajtur gomere. Fakteqesi per Kosoven jane edhe ish-komandantet e luftes qe u kthyen ne politikane me partite e tyre politike. Ironia e historise, ne raste te ngjashme me vende te tjera, eshte treguar e pameshirshme; dhe na deshmon per kalim nga njeri esktrem ne tjetrin; keshtu ndodhi edhe me Thacin, me ate pazarin me kufijte.
Per mua, Albini Kurti e ka te lehte ta zgjidhe kete ngerc: te shkoje ne zgjedhje. Nese do te fitonte, do te dilte ne nje pozite shume me te forte ne ballafaqimin me presionin nderkombetar.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Albini pikerisht ate po ben. Po pergatitet per zgjedjhje duke e pergatitur psikologjikisht popullin per lufte. Nje lufte te cilen populli i Kosoves e ka te fituar per sa kohe ka ne krye Albin Kurtin i qofshim fale.
Ani pse ka armiq katallana si Shba apo Be.
As Muji e as Halili nuk kane te krahasu me fuqine dhe bemat e Albin Kurtit. Ka me i rrxue dekun e ntoke te tane.

Submitted by Dori (not verified) on

Fuqia dhe bemat per te cilat flet ti, u shkojne per shtat komandanteve legjendare si Haradinaj me shoke. Forca dhe fuqia e Albin Kurtit eshte gjetke, dhe nuk ka te beje me keto virtyte barbare. Mund te ta thosha, por do te ishte e kote; nuk do ta kuptoje, sepse hendeku intelektual, si i yti ashtu edhe shume prej kundershtareve te Albinit, eshte ... evolucionar!

Submitted by Anonymous (not verified) on

Mund te diskutojme sa te duash per Albinin apo Haradinajn. Rezultati vetem ka vlere.
Politika eshte arti i te mundshmes. Nese jemi mire keshtu ok. Le te brohorasim. Nese duhet te ndryshojme dicka "mund" ta bejme vetem permes kompromisit.
Rezultatet e Albinit jane zero pare me optimizem. Ne fakt jane negative. Kosova eshte ne kuoten me te ulet te maredhenieve nderkombetare.
Por kujt i duhet kjo. Vullneti i popullit ka rendesi dhe jo ajo cka eshte ne interes te popullit. Sepse jane dy gjera te ndara dhe ti e kupton shume mire.
Dhe Albinit nuk i intereson cfare eshte e mireper popullin, por cfare don populli alias votuesi.
Eshte kokrra e maskarait.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.