Dialekti i "intelektualëve" përballë faktit penal të Aleancës së Drejtorëve

Postuar në 11 Maj, 2024 14:14
Skerdilajd Zaimi

 

Shkruan sot, apo dje(pardje ndoshta, parapardje...)Fatos Tarifa. Shkruan z. Tarifa për "Aleancat e Dështuara kundër Tiranës" dhe fjalën e ka për organizimet politike kundër Erjon Veliajt, Bashkisë. Sepse për z. Tarifa, Tirana është kryetari i Bashkisë, socialist – ky është kryefakti në të vërtetë – dhe në leximin e tij si intelektual – sepse z. Tarifa thotë shpesh që është i tillë – veprimet e ndërmarra deri më tani shkojnë kundër zhvillimit, modernizimit.

Astiri, Teatri, stadiumi, të gjitha janë vjetërsira të cilave u bëri ballë vrulli modernizues i Veliajt, të cilin sot e mbron edhe intelektuali i vetëquajtur si i tillë,Tarifa.

Ka një problem megjithatë. Bashkia e Tiranës – një pjesë e madhe e drejtimit të saj – është nën hetim penal nga Prokuroria. Dhe prokuroria nuk është një aleancë kundër Tiranës, edhe nëse këtë do të kishte qejf ta përshkruante kështu Fatos Tarifa. Bashkia është nën hetim për vjedhje rekord – merr para publike e jepja drejtorëve që kanë kompani. Kjo është akuza. Akuza o z. Tarifa, jo Kauza. Dhe akuzën duhet ta marrim seriozisht sepse ngrihet mbi “dyshime të arsyeshme” dhe prova që duhen konfirmuar. Kjo vjedhje nëse provohet a nuk përfaqëson Aleancën kryesore dhe më të rrezikshme kundër Tiranës?

Intelektuali Tarifa nuk merret me çikërrima të tilla. Sepse si vigan që është në mendim dhe analizë, sheh në horizontin e vetëm që di të shohë; atë të kundërshtarit politik të Bashkisë, të Tiranës modern siç e quan ai, një kundërshtar që mu për këto “arsye” duhet të dalë edhe si antagonist kulturor. Nuk merret me akuzën ky person sepse akuza është një yçkël që do sqarohet dhe padyshim nuk do ta cenojë modernizimin e nisur nga Zdromsi, që ka avokatë të tillë që e bëjnë Shqipërinë të duket kaq e mjerë, kaq e vobektë dhe kaq e pamundur edhe ta sodisë të vërtetën se për ta asimiluar nuk e bën dot.

Kush vallë i quan intelektualë këta? Se Veliajn e sheh për atë që është: një lëtyrë politike, një Zdroms shoqëror që u katapultua dhe përsërit ato 200 fjalë që di pa pretenduar në fakt se di të bëjë ndonjë gjë më shumë. Si mund të jetë intelektual ky farë individi që pozicionohet kështu, kur interesi publik është që së paku të marrim vesh se çfarë ka ndodhur?

Nuk mund të themi se z. Tarifa është i njëanshëm, absolutisht jo. Ai thjesht vepron brenda koinesë së vet kulturore ku aderojnë shumë të tjerë e më të cilët shqipja të bën të ndihesh i huaj. I kundërt dhe për fat i pasëmurë nga shakllabanizmi që fliste dikur një nga Veriu. I cili me siguri sot do ishte shpallur pjesë e Aleancës kundër Modernitetit siç edhe qëndroi për 45 vjet.

Comments

Submitted by Fitim (not verified) on

Mos i ka dale emri edhe ketij Tarifes te applikacioni mo. Megjthese me duket peshk i vogel per ate lloj pellgu

Submitted by Dori (not verified) on

Po aty ku shkruan Tarifa, pati edhe nje shkrim te para ca diteve, ku flitej per histerine mediatike anti-Veliaj. Qellimi : viktimizimi i Velijat! Aty permendej televizioni i Berishes. Mendojeni tani: vetem nje televizion ka Opozita, po te mos llogarisim legjendarin Shijak, e prapeseprape ju duket shume!
Socialistet kane nje fjale kyc ne koinene e tyre, "toni". Ky eshte toni, ky eshte Kryeministri tone, kryebashkiaku, deputeti, intelektuali, analisti etj tone! Mund te thoshin fare mire "yni", por e thone qellimisht ne dialekt. Ata duan te tregojne se i perkasin nje bashkesie njerezish qe jane perhere ne anen e duhur te historise, dhe qe historia i ka percaktuar si te vetmit qe duhet ta drejtojne kete vend. Kundershtaret e tyre jane ne anen e gabuar, si perhere. Pergjate 45 viteve komunizem, ana e gabuar u zgjodh te simbolizohej nga Zogu; per 30 vitet e demokracise, Saliu.
Flitet shume, e per lume, per te ashtuquajturin establishment politik ne Shqiperi, ku i fusin te gjithe politikane kryesore te te gjitha aneve politike. Ka vetem nje establishment, qe u formesua qe ne luften e dyte boterore. Pas renies se diktature, shpiken nje narrative shume te mbprashte: te mos perserisim krimin e "luftes se klasave"; qellimi ishte qe te ruhej establishmenti nga rreziku berishist, duke e akuzuar kete te fundit, qe po ben te njejten gje... qe bene vete ata per 45 vjet! Per fat te keq, kjo ngjiti sidomos tek intelektualet apo ata qe quhen opinionberes.
Ja ku jemi tani, Rama, i biri i Kristaqit dhe nipi i Kolekes, po sundon bashke me bijte e bijat, niperit e mbesat e gjithe udheheqjes se dikurshme komuniste.
Per ta konsoliduar edhe me kasten, po kujdeset qe te jene te forte edhe ekonomikisht, cka do te siguronte riciklimin e tyre politik.
Keshtuqe, nuk ka pse te na habise mbrotja qe po i ben Veliajt, i biri i oficerit te larte te Sigurimit te tmerrshem. Ky po ben te njejten gje qe ka pas bere babai i tij dikur.

Submitted by Vlora 97 (not verified) on

Po ju ca jeni prokuror?
Ju do ta hetoni e denoni Veliun nga komjutri?

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.