Drejt urdhër-arrestit ndërkombëtar për Netanjahun. Për çfarë i përdorte raketat Izraeli?

Media të ndryshme raportojnë se tashmë urdhër arresti ndërkombëtar për kryeministrin izraelit Beniamin Netanjahu dhe anëtarë të kabinetit të luftës është çështje kohe. BBC-ja raporton madje se në TelAviv janë vënë në alarm nga ky lajm që duhet ende të konfirmohet, pasi kjo do të shënonte ngritjen e akuzës ndërkombëtare për krime lufte nga Izraeli në Gaza.
Kaq për kronikën e sotme. Me këtë rast kujtojmë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, lavdëroi pak muaj më parë Izraelin dhe raketat e tij drejt Gazës. Si një njeri që po sorrollatet për një rol publik ndërkombëtar, deklarata e tij në prani të presidentit Macron, tingëllon pak si karabushe. Pak a shumë si ajo për Donald Trump që është rrezik për qytetërimin.
s.zaimi
Add new comment