Rekomandim i ri për një ide të vjetër/Skllavëria nuk e pasuroi Britaninë, mundet ta ketë varfëruar
Skllavëria mund ta ketë varfëruar Britaninë e Madhe. Ky është konkluzioni i një libri të Kristian Niemitz të Institutit për Çështje Ekonomike. Libri referohet nga gazeta “The Telegraph”, që shton se nëse fitimet e skllavërisë ishin përqendruar në pak familje, pjesa tjetër e vendit paguante faturën e shpenzimeve ushtarake.
Fitimet e ardhura nga angazhimet përtej detit ishin mjaftueshëm të mëdha sa për të bërë disa indidvidë shumë të pasur, por jo aq sa të ndikonin agregatet makroekonomike, si shkallën e investimeve dhe formimin e kapitalit
citohet autori i librit.
Sipas tij tregtia e skllavërisë kishte pak ndikim në aftësinë e vendit për t’u industrializuar, po aq sa bujqësia dhe blegtoria. Përfundimet e tij vijnë si një lloj paranteze në debatin aktual në Britani rreth të shkuarës së saj perandorake. Shtetet e Karaibeve kanë kërkuar reparacione nga Britania e Madhe dhe në këtë kuadër diçka më shumë se 100 familje, pasardhës të tregtarëve të skllevërve, kanë premtuar se do të kërkojnë rrugë për të dhënë kompensime.
Lidhur me librin në fjalë, Sekretarja për Biznesin dhe Tregtinë, Kemi Badenoch ka deklaruar se ai vjen në kohën e duhur për t’iu kundërvënë “narrativave sempliste që ekzazgjerojnë rëndësinë e Perandorisë dhe skllavërisë në zhvillimin ekonomik të Britanisë”.
Add new comment