Shtyhet votimi i Rezolutës për Srebrenicën

Mediat rajonale raportojnë se votimi i Rezolutës për Srebrenicën në OKB është shtyrë. Parashikuar për në datën 2 maj, votimi është shtyrë për shkak se teksti është shpërndarë për rishikim nëse do të ketë propozime.
Lajmi bëhet i ditur nga ambasadori i Bonsje-Hercegovinës në OKB, Zlatko Lagumdzija.
Sipas tij kjo u jep kohë vendeve anëtare të konsultohen, ndërkohë që në thelb çështja mbetet po ajo: Serbia është përgjegjëse për genocid në Srebrenicë. Një akuzë të cilën Beogradi e ka cilësuar si luftënxitëse në Ballkan.
Add new comment