Pas "partisë së rublave" në Tiranë, Haradinaj zbulon "qeverinë e rublave" në Prishtinë

Postuar në 23 Prill, 2024 16:10

Në një intervistë për “Top-Story”, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar ndër të tjera se:

Kurti ka agjendë, me kriju një hendek mes nesh dhe aleatëve të sigurisë. Nuk bëhet kjo pa agjendë. Ai shpik çështje të tilla që Kosova të largohet më shumë nga aleatët e sigurisë, që ta lërë pa përkrahje dhe t’ia bëjë më të lehtë Serbisë Kosovën. Këto janë strategji që mendoj se burimin e kanë në Moskë dhe i zbaton Kurti

Çfarë të komentosh këtu këtë ish-kryeministër? Ky është njësoj si ish-kryeministri/ish-presidenti/ish-kryetari i Kuvendit të Shqipërisë që nis ditën me “punë – zhurmë – kalitje” dhe që sherrin me gruan e ka bërë çështje publike. Ky është njësoj me kryeministrin në detyrë në Tiranë që deri para disa kohësh fliste për “partinë e rublave” dhe tani është në Pazar politik me të. Ky është njësoj si çdo shqiptar Shqipërie që nuk e ka për gjë që për një mur banje, të vrasë vëllanë, apo edhe të shkojë në gjyq 30 vjet, kuptohet sepse është parimor dhe ka për zemër vetëm drejtësinë.

Cila politikë gjeneron këtë lloj tymi? Cili interes e ligjëron këtë “analizë” që është një shteg qorr? Vetëm politika e instinktit dhe asnjë tjetër. Ajo politikë që vazhdon që nga 1912, e murosjes së tjetrit dhe sterilizimit të hapësirës për “Tjetrin”, e që mbështetet mbi absurdin dhe idiotësinë se çdo fuqi e madhe çon para një agjendë përmes shqiptarëve që nuk sjellin dot ujin në rubinet.

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.