Krimi më i madh nga Media Perëndimore
Në një intervistë për Christiane Amanpour, komediani egjiptian Bassem Youssef, hedh akuza të rënda për mediat perëndimore, që sipas tij udhëheq një ndër fushatat më kriminale të manipulimit global. Loja që sipas tij media perëndimore po bën me konfliktin në Gaza përfaqëson një episod të radhës në justifikimin e vrasjeve nga Izraeli, që nuk mundet në asnjë rast të përligjet në aspektin human.
Do të doja të reagoje ndaj meje sikur të jemi të dy qytetarë të botës. Shikojeni median perëdnimore si shikues dhe shihni me sytë e shikuesit punën e tmerrshme që ka bërë media perëndimore. Për muaj ajo ndoqi narrativën izraelite; ata prenë kokën e fëmijëve, përdhunime e kështu me radhë. Pastaj ne dimë për Direktivën Hanibal, dimë sesi forcat izraelite vranë shumë prej qytetarëve të vet – nuk po them që Hamas nuk bëri gjë – historia me Anthony Blinken që shkoi dhe luftëtarët e Hamasit vranë dhe përdhunuan, prenë gjymtyrët e tyre e më pas hëngrën mëngjes pranë kufomave; e gjitha u rrëzua.
Dhe nuk pati asnjë rast kur për të gjiha këto media perëndimore të dilte e të kërkonte ndjesë, të thoshte: Na falni, e djallosëm. Ne e bëmë të gjithë këtë për të justifikuar vrasjen e përditshme të palestinezëve. Asnjë njeri i vetëm nuk doli të korrigjonte gënjeshtrat
shprehet Youssef.
Hendeku i krijuar mes një pjese të botës dhe raportimit “orientalizues” të mediave perëndimore duket se përfaqëson aktualisht një moment të ri kritik për profesionin e gazetarisë që është tretur në oqeanin e propagandës dhe vetësugjestionimit për të mirën dhe të keqen në botë, ku një zinxhir i tërë redaksish shpallen si gjyqtare të fundit. Nuk është rasti i parë, por është ndoshta rasti më domethënës kur problemi me një çështje ndërkombëtare adresohet edhe te Mediat.
Kjo u vu re në mënyrë më të kufizuar, por gjithësesi domethënëse gjatë konfliktit në Siri, presidenti i së cilës, Assad, një njeri i diplomuar në Britani dhe anglishfolës, u përball me thuajse të gjithë gazetarët kryesorë që hynin në intervistë jo me pyetje, por me akuza. Pa amnistuar Assadin që ka duart në një luftë me mijëra të vrarë, ka diçka që nuk shkon mirë me rolin që media perëndimore i ka dhënë vetes duke përçuar një sëmundje që po çon drejt një krize profesionin dhe atë vete si biznes.
s.zaimi
Add new comment