Gjykata Kushtetuese kroate: Presidenti Milanoviç nuk mund të kandidojë për kryeministër
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2024/04/zoran_2024_04_20_13.jpg?itok=1Fo58YnL)
Gjykata Kushtetuese kroate ka vendosur se presidenti aktual Zoran Milanoviç nuk mund të bëhet kryeministër. Vendimi vjen pas zgjedhjeve të 17 prillit në të cilat partia e Milanoviçit u pozicionua e dyta pas asaj të kryeministrit Andrej Plenkoviç, i cili drejton ekzekutivin që nga viti 2016.
Presidenti Milanoviç e ka hedhur poshtë vendimin e Gjykatës duke deklaruar se vetëm Parlamenti mund të vendosë se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i vendit, ndonëse në fakt gjykata ka përcaktuar se presidenti nuk mund të kandidojë për kryeministër ndërkohë që është në detyrë.
Add new comment