Një “përshëndetje” në orbitën e Hënës (FOTO)

Postuar në 08 Prill, 2024 23:15

Një satelit i NASA-s, i hedhur në orbitën e Hënës, u shkëmbye me një tjetër satelit të lëshuar nga Instituti Korean i Kërkimeve Ajrore.

LRO i NASA-s (Lunar Reconnaissance Orbiter) ka qarkulluar prej 15 vitesh në orbitën e Hënës për ta studiuar atë.

Dy anijet kozmike, duke udhëtuar në orbita pothuajse paralele, kaluan pranë njëri-tjetrit në drejtime të kundërta midis 5 dhe 6 marsit 2024.

Kamera me kënd të ngushtë e LRO-së kapi imazhin e Danurit ndërsa shkëmbeheshin.

Për shkak të shpejtësive të larta të dy anijeve kozmike (rreth 7 200 milje, ose 1 500 kilometra në orë), ekipi i operacioneve LRO në Qendrën e Fluturimeve Hapësinore Goddard të NASA-s në Greenbelt, Maryland, pati fare pak kohë, vetëm 0,338 milisekonda, për të kapur një pamje të Danurit, anija e parë kozmike e Republikës së Koresë në Hënë.

LRO është lëshuar nga Toka në 18 qershor 2009. Që atëherë ka mbledhur shumë të dhëna me shtatë instrumentet e saj të fuqishme, duke dhënë një kontribut të paçmuar në njohuritë tona për Hënën.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.