Ukraina po bie. Europa angazhohet për politikë të re sigurie

Postuar në 03 Prill, 2024 11:57

Ukraina nuk mund ta mbajë më frontin. Këtë shkruan “Politicon” sot duke çuar një hap më tej paralajëmrimin e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelenskiy që u shpreh se pa ndihmën perëndimore “ne do të tërhiqemi”. Çfarë nënkupton tërheqja që mesa duket është një formë diplomatike për të pranua lëshimin territorial?

Në shënimin e vet, redaktori i gazetës në fjalë, Jamie Dettmer, citon burime nga ushtria e Ukrainës, sipas të cilëve situata në terren është e tillë që Rusia aktualisht ka në dorë iniciativën për të dhënë goditje ku të dojë, të depërtojë madje në pika të caktuara të frontit dhe ta shkatërrojë vijën duke rrezikuar madje edhe disa qytete të mëdha.

Nuk ka asgjë që mund ta ndihmojë Ukrainën tani pasi nuk ka teknologji serioze që të kompensojnë Ukrainën për trupat e shumta që Rusia me gjasë do të lëshojë ndaj nesh. Nuk kemi teknologjitë dhe Perëndimi nuk i ka ato në sasinë e duhur

citon gazeta një gjeneral ukrainas.

Sukseset e deritanishme të Ukrainës janë bazuar në qëndresën e vendit, si dhe gabimet e palës ruse.

Rusët studiojnë gjithnjë. Dhe nuk kanë për të na dhënë një shans të dytë. Ata janë të suksesshëm në këtë gjë

citon gazeta më tej burimet nga fronti.

Një shembull që tregon se pala ruse po vepron për të parandaluar efektet e armatimit eventual të Ukrainës është goditja para pak kohësh nga Dzhankoy në Krime me raketa pa kokë eksplozivi, që u hodhën në veprim për të zbuluar rrezen e goditjes dhe venddislokimin më të mirë për sistemin S-400 përkundër dislokimit të afër të avionëve F-16 këtë verë.

Rënia eventuale e Ukrainës do të thoshte katastrofë strategjike për Europën dhe Perëndimin, ashtu siç e përkufizojnë ata rolin dhe stabilitetin aktual. Një aspekt imediat I luftës është militarizimi I optikës europiane për sigurinë që shihet edhe në një letër të hapur që tre ministra të Jashtëm të Francës, Gjermanisë dhe Polonisë kanë firmosur së fundmi. Duke e cilësuar Ukrainën një gru në dominonë e sigurisë Europiane, Annalena Baerbock, Stéphane Séjourné dhe Radosław Sikorski sugjerojnë:

  • Aktivizimin e minimumit 2% të PPB-së së vendeve anëtare të NATO-s.
  • Përdorim i të gjithë potencialit industrial europian për të rritur kapacitetet ushtarake
  • Investim të teknologjitë e së ardhmes

Liria dhe siguria për vitet që do të vijnë kërkojnë një aleancë moderne dhe të fuqishme. Si europianë ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë

mbyllet letra që duket se përfaqëson një hap të parë praktik të konsensusit europian për kalimin drejt një politike të re të sigurisë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.