Qeveria e Kosovës i kthen 24 ha Manastirit të Deçanit

Postuar në 13 Mars, 2024 14:54

Një ditë pasi i Dërguari Special i SHBA për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, akuzoi qeverinë e Kosovës për mungesë komunikimi, Prishtina zyrtare ka autorizuar kalimin e pronave të Manastirit të Deçanit, këtij të fundit.

Mbi të gjitha, kërkohej një vendim i arsyeshëm, fatkeqësisht jo i drejtë në plotninë e tij. Por me gjithë këtë për të arritur një qëllim shumë madhor që ia kemi borxh shtetit e që hap mundësi të papara më herët, ne duhet bërë hap përpara me maturi e përgjegjësi si vend i pavarur e sovran. Andaj sot i kemi thënë agjencionit kadastral të Kosovës që ta zbatojë vendimin e Kushtetueses kurse ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka dërguar notë verbale njoftuese Këshillit të Evropës.

Si kryeministër, nuk na pëlqen ai vendim i çuditshëm e i padrejtë, e ndërkohë ka edhe procese të tjera gjyqësore pezull për këtë çështje teksa ne si qeveri s’kemi më mjete legale e juridike për ta anuluar vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk do ta ndryshoj qëndrimin ndaj këtij vendimi të dëmshëm asnjëherë. Në anën tjetër, s’ka dyshim që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës do të ishte jo vetëm fitore historike, por edhe hap gjigant për Republikën tonë drejt njohjes së pesëshes evropiane që mundëson anëtarësimin në NATO dhe në BE për Kosovën e pavarur

citohet kryeministri Albin Kurti.

Sipas tij vendimi lidhet pikërisht me faktin se kthimi i pronës ka qenë kusht për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Europës, që do të shqyrtohet në mesin e e prillit në Asamblenë e Përgjithshme dhe në muajin maj në Këshillit të ministrave të BE-së.

Për pronën në fjalë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016, mirëpo ekzekutimi në këtë moment i tij reflekton edhe një akt politik. Escobar e ka përshëndetur aktin, pa ngritur pretendime se “Prishtina nuk koordinohet me aleatët”, ndërkohë që duhet thënë se që pas Banjskës, Serbia dhe Kosova kanë një lloj modus vivendi që kaloi nga zëvendësimi i targave të Serbisë në Kosovë dhe heqjen e dinarit, te kthimi i pronës sot.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Si mund te jete ekzekutimi i vendimit te gjykates nje akt politik. Ai ose zbatohet ose zbatohet. Rrenat e Kurtit i quani zgjuarsi. Jo po vetvendosja jo po nuk e japim token.
Pordhe me rigon.
Ca po merr ne shkembim te faljes po bej pyetjen une. Pyetje qe ju e keni ne maje te gjuhes. Por qe skeni per tja bo kurre.
Per ju eshte ok mjaft ti beje karshillek Rames.
Por ai eshte aty per kryeministrin e Kosoves dhe jo per inate.

Submitted by redaksia on

Karshillek Rames nuk ia bejne mediat. Kurohuni njehere nga deliri se pa Ramen dhe ju nuk ka bote. Nuk hyn Rama ketu fare. Dhe nuk hyn sepse ne vend tw Kurtit token e Decanit do e kishte mbushur tani me kulla. Nje kat do ja jepte Radoicicit, e sigurte. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Hera e pare qe me ben te qesh me replikat tuaja. Ahahahahahahaa
I ke rene ne koke per ndertimet ahahahahahaa Samir Mane do te kishte nje pjese te tories dhe si per "bamiresi" nje apartment do tia kishte dhuruar Manastirit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.