Franca këmbëngul për dislokim trupash të Perëndimit në Ukrainë
Franca po bën përpjekje të materializojë idenë e presidentit Emmanuel Macron për dislokimin e trupave të huaja në Ukrainë. Ministri i Jashtëm Stephane Sejourne ka qenë së fundmi në Lituani ku është takuar me homologun e vet Gabrielius Landsbergis dhe ata ukrainas, Dmytro Kuleba. Nga ky takim kreu i diplomacisë franceze ka deklaruar se Parisi i mbetet idesë, duke bërë thirrje që askush të mos kompleksohet nga kërcënimet e Rusisë.
Nuk i takon Rusisë të na tregojë sesi duhet të ndihmojmë Ukrainën në muajt apo vitet e ardhshme. Nuk na tregon ne Rusia sesi të organizojmë apo zbatojmë veprimet tona, apo ku janë vijat tona të kuqe. Ne vendosim vetë
citohet Sejourne.
Sipas tij ideja e presidentit Macron lidhet strikt me operacion çminimi, ndonëse ministri ka lënë të hapur çdo gjë.
Nuk na ka kërkuar Ukraina të dërgojmë trupa. Ukraina sot po kërkon municione. Ne nuk përjashtojmë asgjë në muajt e ardhshëm
është shprehur ai.
Pozicioni francez ndahet nga vendet balltike, por edhe nga Polonia, sopas ministri të Jashtëm të të cilit “prezenca e NATO-s në Ukrainë nuk është e paimagjinueshme”, ndërkohë që kundërshtime të forta ka nga Gjermania.
Add new comment