Greqia mendon modelin izraelit të femrave në ushtri. Dendias: Kërcënohemi nga një vend që po shkon 100 milionë

Greqia po konsideron përfshirjen e femrave në shërbimin ushtarak. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Dendias ka njoftuar aktivizimin e një ligji të posaçëm për këtë çështje.
Një shumicë dërrmuese e shoqërisë greke beson në një ushtri të qytetarëve, beson fuqimisht në qytetarin e armatosur. Greqia po lundron në një kuadër gjeopolitik ku përballet me një kërcënim nga një vend që ka avantazh numerik të madh ndaj nesh dhe që në mesin e këtij shekulli do t’i afrohet apo kalojë 100 milion banorët krahasuar me 11-12 milionët tanë. Ndaj, aritmetika e thjeshtë kërkon një ushtri të qytetarëve si dhe pikëpmaja ideologjike se qytetarët e armatosur që mbrojnë vendin, shtëpinë dhe idealet, është ajo çfarë e ka veçuar Helenizmin, që nga koha e themelimit të qytet-shteteve
është shprehur ai në një takim me Shtabin e Përgjithshëm Kombëtar Helenik të Mbrojtjes, mbajtur me rastin e Ditës së Gruas.
Comments
Veshtire
Se pse duhet ti fryje borive te luftes Greqia askush nuk e kupton. Asnjehere ska qene nen kercenim dhe per me teper ka mbajtur gjithnje pozicione maksimaliste. Padyshim qe disa dhjetra mijera femra ushtare me shume a me pak, nuk ndryshojne asgje, por mbase e bejne ministrin te ndjehet me ngrohte.
Nese do e krahasojme me Izraelin, eshte me dyshim te madh qe Greqia te kete kapacitet te beje te njejten gje. I bie te krahasosh gjysmen e amerikes andej e gjermanine ketej qe i dalin zot Israelit me nje senator te korruptuar qe smbajti dot nje grusht aeroplanesh per Greqine
Add new comment