Mesazh nga Janina për "njeriun e Ankarasë në Tiranë"

Ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, ka përcjellë një mesazh për Shqipërinë nga Janina, në një ditë simbolike dhe në një moment me domethënie.
I referohem po ashtu Shqipërisë fqinje që duhet përherë t’i përmbahet acquis europiane në përpjekjen e saj për t’iu bashkuar familjes europiane
citohet ai.
Gazeta e djathtë greke, “Kathimerini” vë në dukje se deklarata është bërë me rastin e përkujtimit të 111 vjetorit të çlirimit të qytetit nga sundimi otoman, në të njëjtën ditë kur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ishte për një vizitë në Turqi ku dorëzoi kredencialet e veta si njeriu i Ankarasë në Ballkan.
Add new comment