Turqia dhe Greqia i bashkohen nismës gjermane për mbrojtjen kundërajrore europiane

Postuar në 17 Shkurt, 2024 13:38

Turqia i është bashkuar projektit gjerman për mbrojtjen kundërajrore, të quajtur Nisma për Mburojën e Qiejve. Ministri turk i Mbrojtjes, Jashar Gyler firmosi një letër mirëkuptimi për t’iu bashkuar nismës gjatë një ceremonie të organizuar nga homologu i tij gjerman, Boris Pistorius në Bruksel.

Nisma e udhëhequr nga Gjermania, është një hap i rëndsishëm drejt përmbushjes së kërkesave të NATO-s, ndërkohë që siguron ndërvperueshmërinë dhe integrimin e aleatëve. Si Turqi, ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në këtë nismë me kapacitetet tona të gjera kombëtare

citohet të jetë shprehur gjatë ceremonisë Gjyler.

Krahas Turqisë, nismës gjermane i është bashkuar edhe Greqia, e cila e ka firmosur letrën në të njëjtën ditë me Ankaranë. Nisma gjermane ka më tepër karakter koordinues dhe pasoi invazionin rus të Ukrainës në shkurt 2022 dhe synon të lehtësojë blerjet ndërshtetërore dhe integrimin e një shkalle të gjerë të kapaciteteve mbrojtëse ajrore nga vendet europiane.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.