BE-ja po e humbet Serbinë
Kryeministri hungarez, Victor Orban, ka theksuar se Bashkimi Europian po rrezikon të humbasë Serbinë, për të cilën “ne kemi nevojë gjepolitike”.
Serbia është çelës. Pa Serbinë si një anëtar të BE-së, nuk mund të flitet për sigurinë apo identitetin europian në përgjithësi. Ne kemi nevojë për Serbinë në BE më shumë sesa ka nevojë Serbia. Nëse nuk e integrojmë Serbinë sa më shpejt të jetë e mundur, do ta humbasim
citohet Orban nga mediat opozitare serbe.
Deklarata u bë nga Blendi i Sllovenisë, ku merrte pjesë edhe presidenti serb. Orban e ka cilësuar BE-në si vendin më të mirë në botë për të jetuar, por e ka kritikuar se nuk po shpërblen progresin e bërë nga vendet kandidate. Komentet vijnë ndërkohë që Parlamenti Europian ka miratuar një rezolutë për problemet në zgjedhjet e fundit në Serbi që kanë vënë në qendër të kritikave presidentin Vuçiç.
Add new comment