Republikat balltike vendosin fortifikimin e kufirit me Rusinë dhe Bjellorusinë
Tri republikat balltike, Estonia, Letonia dhe Lituania kanë rënë dakord që të ndërtojnë fortifikime përgjatë kufirit të tyre me Rusinë dhe Bjellorusinë. Lajmi raportohet edhe nga media ruse sipas të cilave të trija republikat ish-sovjetike janë dakordësuar që të ndërtojë instalime mbrojtëse kundër penetrimit ushtarak të mjeteve dhe trupave.
Vendet balltike janë një zonë operacionesh dhe ndaj instalimet do të ndërtohen në koordinim me Letoninë dhe Lituaninë
citohet Ministria estoneze e Mbrojtjes.
Sipas ministrit Hanno Pevkur, “invazioni rus i Ukrainës ka demonstruar nevojën për instalime fizike të mbrojtjes në kufi”, përveç pajisjeve, municionit dhe trupave.
Add new comment