Njeriu që fitoi betejën me betonin

Postuar në 12 Janar, 2024 18:15

Mediat italiane raportojnë ndarjen nga jeta të Ovidio Marras, një bari i thjeshtë 93-vjeçar në Sardenja, i kthyer në simbolin e rezistencës ndaj gjigantëve italianë të ndërtimit dhe financës. Ai ia doli të mbante larg tokës së tij në bregdet grupe të mëdha të ndërtimit si Caltagirone, Mercegaglia, Toti, Benetton e Montepaschi.

Në vitin 2016, Ovidio Marras kundërshtoi ndërtimin e një resorti luksoz pranë plazhit Tuerredda. Marras fitoi përballjen me kompanitë e ndërtimit në Gjykatën e Lartë, një betejë që nisi pasi ai refuzoi çdo lloj kompromisi me ndërtuesit.

Donin të më rrethonin me shtëpi, donin të më bllokonin në beton, ndoshta shpresonin se do të largohesha. Por tani do të detyrohen të tërhiqen mbrapsht. Ishte epapranueshme që ne të largoheshim nga këtu, nga shtëpia jonë, për t'u bërë vend të pasurve. Ky vend është i të gjithëve dhe unë duhej ta mbroja.

një intervistë të vitit 2017, si shprehej se paratë nuk i duheshin. Projekti nga i cili mund të kishtë fituar më shumë se 12 milionë euro nuk vlente për të më shumë se toka e lënë trashëgim nga i ai.

As për 700 milionë nuk e jap. Toka mbetet, paratë fluturojnë edhe pse nuk kanë krahë. Unë do jem këtu derisa të vijë dita për në varreza”.  

Vendimi i shkallës më të lartëtë gjyqësorit në Itali sanksionoi që plazhi i Tuerreddës të mbetej i paprekur dhe ajo që ishte ndërtuar më parë dhe pranë plazhit të shembej menjëherë.

Falë këtij njeriu, një pjesë e bregdetit të Sardenjës është ende e virgjër.

 

Comments

Submitted by Lexues i Rregullt (not verified) on

Ky akt do kerkonte ndergjegje shume te larte qe ketu ne Sodom dhe Gomorra ( si ata do zhdukemi se ne fund s'do te kete as 10 njerez te mire) eshte po aq e panjohur sa forca per te rezistuar parimisht.

Submitted by Asterisk (not verified) on

Samir Mane Betoni apo
Behgjet Pacoll Cimento

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.