Sardenja
Njeriu që fitoi betejën me betonin
Mediat italiane raportojnë ndarjen nga jeta të Ovidio Marras, një bari i thjeshtë 93-vjeçar në Sardenja, i kthyer në simbolin e rezistencës ndaj gjigantëve italianë të ndërtimit dhe financës. Ai ia doli të mbante larg tokës së tij në bregdet grupe të mëdha të ndërtimit si Caltagirone, Mercegaglia, Toti, Benetton e Montepaschi.