Turqia: Çdo përpjekje për të likujduar drejtues të Hamasit në territorin tonë, do të ketë pasoja

Postuar në 05 Dhjetor, 2023 14:29

Shërbimet sekrete turke kanë paralajmëruar zyrtarisht homologët izraelitë kundër aksioneve eventuale të këtyre të fundit ndaj operativëve të Hamasit në tokën turke. Mediat në Turqi raportojnë se njoftimi është bërë pas deklaratave të kreut të shërbimit të brendshëm izraelit, Ronen Bar, se Izraeli ka përgatitur plane për asgjësimin e liderëve të organizatës palestineze jashtë territoreve të Palestinës.

Në çdo vend, në Gaza, në Bregun Perëndimor, në Liban, Turqi, Katar, kudo. Do të kërkojë ca vite, por ne do të jemi aty për ta bërë

citohet ai.

Pala turke ka vënë në dukje se akte të tilla do të kenë pasoja serioze dhe nuk do të kalojnë pa reagim, një qëndrim ky që pasqyron tensionet e larta mes të dy vendeve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.