Hapet në Rusi qendra e parë studimore për presidentin kinez, Xi Jinping

Akademia Ruse e Shkencave ka hapur së fundmi një qendër të posaçme studimore për presidentin kinez, X Jiping. E para e krijuar jashtë Kinës. Kreu i Institutit për Kinën dhe Azinë Bashkëkohore në Akademinë Ruse, Kirill Babayev është shprehur se hapja e qendrës reflekton faktin se aktualisht Kina është partneri kryesor ekonomik i Rusisë, por edhe partneri kryesor strategjik.
Sipas agjencisë kineze, Xinhua, qendra do të përqendrohet në politikat ekonomike, të jashtme, të brendshme, sociale, kultutore dhe mjedisore të Xi Jinping. Fushat e bashkëpunimit mes të dyja vendeve kanë përfshirë edhe atë për Inteligjencën Artificiale
Add new comment