Drejt një referendumi të dytë? Qeveria skoceze publikon dokumentin për anëtarësim në BE
Skcio-ja njofton se qeveria skoceze ka publikuar një plan për anëtarësim në Bashkimin Europian. Dokumenti parashikon një Skoci të pavarur dhe teknikisht presupozohet përdorimi i nenit 49 për anëtarësim “të lehtë dhe të shpejtë”.
Megjithatë diskutimi për këtë çështje lidhet me pavarësinë e vendit si dhe implikimet me kufirin anglez dhe pjesëmarrja në një treg të përbashkët. Kryeministri Rishi Sunak ka deklaruar se çështja e pavarësisë së Skocisë u vendos në vitin 2014 me referendumin e atij viti dhe se nuk ka më vend për një referendum të dytë.
Qeveria aktuale skoceze e sheh Brexit si kartën e vet në justifikimin e anëtarësimit në BE, nisur nga fakti se ai penalizon një vend si Skocia përmes vullnetit të një shoqërie tjetër.
Add new comment