Cikli menstrual, sëmundje e paguar
Deputeti socialist, Erion Braçe, i propozoi Ministrisë së Shëndetësisë që periudha e ciklit menstrual të merret me raport shëndetësor të paguar nga buxheti i shtetit. Braçe propozoi edhe përjashtimin nga TVSH të paketës higjeno-sanitare të grave dhe vajzave.
« A ka mundësi që grave dhe vajzave t’u njihet periudha e ciklit si periudhë sëmundjeje dhe të paguhet nga buxheti i shtetit, sepse po e konsiderojnë sëmundje. Është mirë që kjo iniciativë që duhet kalkuluar, të përfshihet në nismat tuaja », tha Braçe.
Në shkurt të këtij viti, Spanja u bë vendi i parë në Europë që njohu ditët e ciklit menstrual si sëmundje për të cilën mund të përfitohej raport.
Ndërsa pecetat higjienike janë falas në vende si Skocia, Uellsi, Zelanda e Re, Viktoria në Australi, Kenia, Afrika e Jugut, Botsvana, një rajon në Francë, disa shtete të SHBA-ve, Uganda, Zambia dhe Seuli në Korenë e Jugut.
Add new comment