Postier

Postuar në 11 Nëntor, 2023 15:38

AlbanianPost e Baton Haxhiut publikonte sot një dokument që e quan Draft Statuti i Plotë i Asocacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Së bashku me të një koment të disa ekspertëve të cilët Haxhiu, në stilin e vet megalloman i shpall si juristë që i kanë dhënë identitetin Republikës së Kosovës. Media në fjalë sugjeron se ky draft, në një pjesë të caktuar të tij konsideron propozimin e z. Rama, bërë në qershor të këtij viti, mirëpo në dokument nuk figuron asgjë e tillë. Në pjesën sqaruese thuhet se ai rrjedh nga marrëveshjet e vitit 2013, 2015, mendimi i vitit 2015 i Gjykatës Kushtetuese dhe pritshmëritë e komunitetit perëndimor. Ky statut merr po ashtu në konsideratë propozimet e fondacioni “Friedrih Ebert” për disa seksione.

Edhe pse media në fjalë e trumbeton si gjetje kreative të qeverisë shqiptare, drafti në fjalë është një optimizim propozimesh dhe për një prej tyre z. Rama ka bërë vetëm postierin. Çdo gjë tjetër është propagandë pesë lekëshe e dikujt që kërkon rol aty ku nuk e ka, për një situatë e cila në të vërtetë erdhi këtu jo për pasurinë e propozimeve, por për konfrontimin mes palëve dhe qëndrimin e Prishtinës në pozicionin e vet. Jo më kot ky është një draft i ri, kreativ ndoshta, por jo për hir të ndonjë konkursi të jurisprudencës.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

"...drafti në fjalë është një optimizim propozimesh për një prej tyre dhe për të cilin z. Rama ka bërë vetëm postierin"
Jo vetem "optimizim propozimesh", por edhe me tej , vetem te "njerit prej tyre".
Nga i din gjith kto mor burre. Te krijon ndjesine qe e ke pas ti zarfin ne dore perpara dhe ja ke percjell Rames si postier qe eshte. Dmth duhet te jesh ti resuli sic duket dhe jo Rama.
Ky dreq ti merr meritat te gjitha. Haram.

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ahahahahaha

Submitted by Kol Zalli (not verified) on

Baton figuren e pame ca here qe nje TV i hapi rruge per nje tip emisioni. Dicka si miza ne fund te qypit. Se si mundet qe nje tip si ai te marre 18 mije euro rroge ne muaj, nje zot e di

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.