Asocacioni pa kompetenca ekzekutive, në përputhje me Kushtetutën

Postuar në 09 Nëntor, 2023 14:34

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka deklaruar se ka një urgjencë nga BE-ja për zbatimin e marrëveshjes për Asocacionin e Komunave me shumicë serbe. Ai ka vlerësuar se drafti i propozuar së fundmi është parë nga SHBA dhe sipas tij ai nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën e Kosovës.

Duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe  nuk duhet të ketë pushtet ekzekutiv. Nuk duhet të jetë një shtresë tjetër qeverisëse. Duhet të jetë në përputhje me pikëpamjet që i kemi thënë në artikullin e janarit nga këshilltarët Derek Chollet e Gabriel Escobar…

ka thënë ai.

Më tej Hovenier ka vlerësuar se përfshirja liderëve europianë në negociatat mes Serbisë dhe Kosovës, duhet parë si një zhvillim i jashtëzakonshëm me përfitime për të dyja vendet.

Nuk ka arsye pse Qeveria e Kosovës të mos ecë para me këtë drafstatut. Kryeministri shprehu gatishmërinë e tij për ta pranuar në tërësi vetëm disa javë më parë. Ne jemi duke punuar për të parë të bëhet si element i strategjisë sonë më të gjerë. Nuk është vetëm Asociacioni, e as nuk mund të jetë. Duhet të zbatohen të gjitha obligimet e marra nga Kosova dhe Serbia me Marrëveshjen bazë dhe aneksin e zbatimit në Ohër. Duam të shohim këtë

ka deklaruar ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.