Rutte shpreh interes për detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2023/10/web-2810binrutte_2023_10_28_16.jpg?itok=CZeMYiU-)
Kryeministri hollandez, Mark Rutte, ka lënë të kuptohet se ai ka një interes për të marrë postin e sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s.
Posti është shumë interesant,- citohet të jetë shprehur Rutte në Radion Hollandeze.
Sinjali vjen ndërkohë që kryeministri hollandez do të lërë së shpejti politikën e brendshme në muajin nëntor pas rënies së qeverisë në muajin korrik. Aktualisht posti i Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s mbahet nga Jens Stoltenberg që ka rënë dakord ta mbajë atë deri në tetor të vitit 2024.
Add new comment