Projekti franko-gjerman: BE-ja me katër shkallë hierarkike

Postuar në 19 Shtator, 2023 19:50

Politico” raporton për atë që e quan një propozim franko-gjerman për zgjerimin e Bashkimit Europian duke nisur nga reformat strukturore. Autorët e këtij raporti që autorizohet nga ekspertët e dy vendeve kryesore të unionit, e shohin këtë të fundit të modeluar në katër rrathë koncentrikë.

Rrethi i brendshëm; BE; Anëtarët e Asociuar; Komuniteti Europian Politik(forum liderësh që takohen dy herë në vit)

Reforma po kështu parashikon shkurtime në organikën e Komisionit me reduktime të numrit të komisioneve dhe eliminim të vetos nacionale. Për të kompensuar heqjen e vetos, ekspertët propozojnë indeksim pozitiv të vlerës së votës së vendeve të vogla, ndërkohë që duhet thënë se ideja e zgjerimit paralel me reformimin, në të vërtetë rishkruan të njëjtën formulë të Europës me fjalë të tjera.

Ajo që del nga ky propozim është se Europa është ajo që ka qenë: Franca, Beneluks, Gjermania dhe pak më tej Italia. Të tjerët, në radhë për ndihma. Ky është edhe fundi në të vërtetë i një projekti që po bëhet si federatë azilesh.

Comments

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.