Na duhet marrëveshje e re ne Turqinë për imigracionin ilegal

Postuar në 11 Shtator, 2023 14:02

Ministri grek për Migracionin dhe Azilin, Dimitris Kairidis ka kërkuar një marrëveshje të re mes BE-së dhe Turqisë për të përballuar numrin në rritje të imigrantëve. Në një intervistë për gazetën gjermane “Bild”, Kairidis ka sugjeruar që të Gjermania të ndërmjetësojë një marrëveshje të re, çka njofton se marrëveshja e arritur mes ish-kancelares Merkel dhe presidentit turk, Erodgan, nuk mjafton më.

Ne duam të zhvillojmë një bashkëpunim më të mirë me Turqinë, sidomos sa i përket migracionit. Besoj se së bashku, ne mund të luftojmë më mirë imigracionin e parregullt. Ne duam që Berlini të ushtrojë ndikimin e tij në përfitim të gjithkujt dhe t’i kërkojë Turqisë që të negociojë një marrëveshje të sinqertë që do të rindërtojë po ashtu marrëdhëniet e saj me Perëndimin dhe Europën

citohet ministri grek.

Turqia konsiderohet si vendi që shpëtoi Europën nga destabilizimi me kufizimin e valës migratore të vitit 2015, provokuar nga lufta në Siri.

Comments

Submitted by Armand (not verified) on

Sigurisht ministri grek e kupton qe 3+3 bilion euro te premtuara dhe gati gjysma te marra nga marreveshja me Merkel, e cila premtoi vizat e nuk i dha, premtoi perparim ne rrugen e EU e nuk e beri, sot Erdoganit i duken cingerrima.
Me nje ekonomi te keqmenaxhuar, me borxh te madh, shpenzime te medha per termetet, erdoganit i duhet fillimisht dicka shume e forte politike, pastaj te filloje oferta per para. Por, turqia aktualisht eshte krejt pa lidhje jashte grupit Eastmed, dhe EU aktualisht po ben perpjekje ta shmange turqine nga binari i vet, paralel me iniciativen kineze.
Turqia nuk po u zgjidh zinxhirin si dikur emigranteve. Erdogani ka vene mend. Thjeshte kalojne aq sa natyrshem duken se nuk manaxhohen, por mjaftueshem sa te hene te paperballueshem lehte per Greqine e vogel. Dhe me shume gjase do jene zeri i larte grek qe mund ti siguroje Erdoganit shume dyer te hapura, duke filluar me mareveshjet doganore, fullmembership in eastmed dhe mbase pas ndonje marreveshje te shendoshe financiare, ai mund te shterngoje kufirin

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.